Artpolis do të prezantohet sot në Festivalin WeToo në Paris, me shfaqjen “Revolt. She Said. Revolt Again”, dhe do të jetë pjesë e Tryezës së Rrumbullakët më 20 shtator, me Zana Hoxhën si paneliste, e cila do ta ndajë përvojën dhe vizionin e saj për barazinë gjinore dhe ndryshimet shoqërore.
Ky prezantim në WeToo Festival është një kulmim i shumë përpjekjeve të përbashkëta ndër vite. Me mbështetjen e Ambasadës së Francës, Zana Hoxha ka pasur mundësinë të përfaqësojë Kosovën në platforma të rëndësishme ndërkombëtare: që nga vizita në Festival d’Avignon, një nga festivalet më prestigjioze të teatrit në botë, deri te nderimi i saj si Laureate e çmimit “Liderët e së Ardhmes” nga Ministria e Jashtme e Francës në vitin 2022.
Ky çmim i veçantë vlerësoi angazhimin e saj të palëkundur për barazi gjinore, emancipim shoqëror dhe të drejtat e grave, një angazhim që bëri jehonë edhe përtej kufijve të Kosovës.
WeToo është një festival feminist, gjithëpërfshirës dhe inovativ. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.