Programi fantastik sportiv i së enjtes në Artmotion Edhe një ditë magjike sportive në Platformën Artmotion, ku vëmendja kryesore do të jetë te Play Off-i për Botërorin 2026.
Mbrëmja do të dominohet nga përballjet e ekipeve kombëtare, me dy ndeshje që zgjojnë interesim të madh për tifozët shqiptarë.
Në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës përballet në transfertë me Sllovakinë, një sfidë shumë e rëndësishme për rrugëtimin drejt Botërorit. “Dardanët” synojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në finalen e madhe.
Në të njëjtën orë, Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Polonisë, një tjetër duel i fortë ku kuqezinjtë kërkojnë poashtu fitore.
Përveç këtyre përballjeve, programi përfshin edhe ndeshje të tjera si Italia – Irlanda e Veriut, Ukraina – Suedia dhe Danimarka – Maqedonia e Veriut, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të futbollit. Artmotion mbetet destinacioni kryesor për sportdashësit, duke sjellë emocionet e ndeshjeve vendimtare në garën për një vend në Botërorin 2026.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.