Një ditë e mbushur plot me sport ju sjell platforma kryesore televizive Artmotion.
"Ethet futbollistike" nisin nga ora 15:00, me derbin e Superligës Drita dhe Prishtina.
Kjo superndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë në Sport 1 me komentimin e Andin Lokajt.
Atmosfera e zjarrtë vazhdon edhe në Sport 2, me tjetër ndeshje shumë interesante.
Ballkani dhe Gjilani do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së 29-të, njofton Klankosova.tv.
Ora 19:00, është koha e rezervuar për basketboll.
Sport 3 ua sjellë ballafaqimin e fortë mes të Yllit dhe Pejës.
Ndeshja e sotme do të jetë e treta mes këtyre dy skuadrave.
Se kush do të jetë në gjysmëfinale e kuptoni pas mbarimit të ndeshjes.
Derisa po sonte do të zhvillohen edhe ndeshjet çerekfinale të Europa League dhe Conference League.
Eintracht Frankfurt dhe Tottenham, vjen në kanalin Sport 2 me komentim të Andin Lokajt.
Lazio-Bodo Glimt në Sport 4 me Lirim Pecin.
Arbon Flugaj do ta komentojë ndeshjen e Conference League mes Chelseat dhe polakëve të Legias, që transmetohet në Sport 5.
Derisa në televizionin publik transmetohet ballafaqimi mes Manchester United dhe Lyon.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.