Kjo mesjavë në platformën numër një në vend, Artmotion, sjell ndeshjet interesante nga faza e grupeve në UEFA Champions League.
Këtë herë me tetë ndeshje interesante dhe atraktive nga Grupet A, B, C dhe D, të cilat janë shumë të rëndësishme në lidhje me kualifikimin tutje dhe pozicionimin në renditjen grupore.
Gjithçka nis me ndeshjet e orës 18:45 nga Grupi A, aty ku Leipzig dhe Club Brugge do të kërkojnë vendin e tretë dhe kalimin, të paktën, në garat e Europa League, pasi që shanse për ta kaluar grupin më nuk ka, teksa luajnë kundër PSG-së dhe Manchester City-t.
Më pas, nga ora 21:00, vijnë gjashtë ndeshje të tjera, të cilat janë tejet interesante, me fokusin që është te duelet e Grupit B, Milan – Liverpool dhe Porto – Atletico Madrid, aty ku gjithçka është e hapur për vendin e dytë dhe të tretë në renditje, teksa nuk mbeten prapa as duelet e tjera si Real Madrid – Inter, ku vendoset për pozitën e parë të Grupit D dhe Ajax – Sporting, që përball dy ekipet e kualifikuara tutje nga Grupi C.
Të gjitha këto ndeshje mund t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Art Sport të platformës Artmotion.
Orari i transmetimeve:
18:45 Futboll: Champions League Paris SG – Club Brugge ART SPORT 2
18:45 Futboll: Champions League RB Leipzig – Manchester City ART SPORT 2
21:00 Futboll: Champions League Milan – Liverpool ART SPORT 1
21:00 Futboll: Champions League Real Madrid – Inter ART SPORT 2
21:00 Futboll: Champions League Porto – Atletico Madrid ART SPORT 3
21:00 Futboll: Champions League Ajax – Sporting ART SPORT 4
21:00 Futboll: Champions League Dortmund – Besiktas ART SPORT 5
21:00 Futboll: Champions League Shakhtar Donetsk – Sheriff ART SPORT 6
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.