Kosova U21 luan këtë të martë një ndeshje tejet interesante dhe të rëndësishme e cila vlen për kualifikimet e Euro 2023 në grupmoshat e 21 vjeçarëve.
“Dardanët” e rinj sfidojnë Andorrën me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Këto dy skuadra janë pjesë e Grupit G të këtyre kualifikueseve teksa në po të njëjtin grup janë edhe 21 vjeçarët e Shqipërisë, Çekisë, Anglisë dhe Sllovenisë.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për Kosovën, mirëpo jo edhe për Andorrën të cilët vetëm para katër ditësh janë mposhtur 0-3 në shtëpi nga Shqipëria U-21.
Skuadra e parë e grupit kualifikohet direkt në Evropianin e vitit 2023, kurse skuadra që del e dyta do të ketë një mundësi tjetër përmes playoffit.
Kosova U-21, formacioni i mundshëm startues:
Kolaj – Sadriu, Kurtulus, Pllana, Vitija – Veliu, Zyba, Lushtaku, Zabërgja – Tusha, Rrahmani
Andorra U-21, formacioni i mundshëm startues:
Eulate – Guillen, Torres, Nkounkou, Gomes – Vales, Remolins, Ruiz, Bellido – Rosas, Pubill
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.