Pas shumë e shumë ndeshjeve dhe raundeve të kaluara, Kupa e Kosovës tani ka arritur në fazën gjysmëfinale, aty nga ku na vijnë dy duele mjaftë të zjarrta direkt në platformën më unike dhe atraktive në vend, Artmotion.
15:00 PRISHTINA – LLAPI ART SPORT 1
Llapi që po e kërkon me çdo kusht triumfin në këtë garë, tani në hapin e fundit para finales do e ketë përballë edhe një kundërshtar tjetër të vështirë, ndoshta më të vështirin nga të gjithë të tjerët për ta, Prishtinën ndaj të cilëve nuk kanë rekord pozitiv viteve të fundit. Kjo ndeshje fillon nga ora 15:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Për të arritur deri në këtë raund, Llapi i Tahir Batatinës ka eleminuar skuadrat e Onix, Ballkanit dhe Trepçës ’89 teksa në anën tjetër hiq lehtë nuk e kanë pasur as kryeqytetasit të cilët kanë eleminuar skuadra si Kosova VR, Drita dhe Feronikeli gjatë rrugës.
Prishtina po lufton në të dy frontet duke qenë në garë si për titull ashtu edhe për kupë teksa nga ana tjetër Llapi mundësinë e vetme për të dalë në Evropë e ka përmes këtij kompeticioni.
15:00 ISTOGU – DUKAGJINI ART SPORT 3
Gjysmë-finale komplet e befasishme dhe e papritur, dy skuadra nga Liga e Parë si Istogu dhe Dukagjini që poashtu kërkojnë edhe rikthimin në Superligë ia kanë dalur që të arrijnë deri në këtë fazë të largët duke prishur parashikimet e shumë kujt dhe duke kaluar pritshmëritë. Megjithatë, vend në finale ka vetëm për një nga to dhe dueli mes tyre do jetë i zjarrtë. Gjithçka fillon në ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art
Sport 3.
Istogu ka kaluar një rrugë mjaftë të vështirë për të arritur deri në këtë fazë, “Troftat” kanë fituar kundër Besës, Gjilanit dhe rivalëve të A&N, kurse kundërshtarët e gjysmëfinales, Dukagjini deri më tani kanë eleminuar skuadrat e Vllaznisë, 2 Korrikut dhe Drenicës.
Këto dy skuadra po luftojnë kokë më kokë edhe për inkuadrim në Superligë nga Liga e Parë - Grupi A, teksa duelet mes tyre kanë pasur çdo herë histori dhe rivalitet, e po e njejta gjë pritet edhe këtë herë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.