Në Milano, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, pas pak pritet të luhet kryendeshja e natës në mes Interit dhe Arsenalit.
Nga atje, Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, që gjendet në stadium,
“Pas 41 ditësh rikthehet Liga e Kampionëve. Inter-Arsenal është ndeshja më e rëndësishme e natës. Arsenali është lider dhe ekipi i vetëm me bilanc 100% pozitiv, kurse Interi ka dy humbje në dy ndeshjet e fundit”.
“Kosova ka qenë bebe e porsalindur, me vetëm 15 ditë pavarësi, kur për herë të fundit Arsenali ka fituar në tokën italiane në kuadër të Ligës së Kampionëve. Pra, duhet kthyer 18 vite pas për të gjetur fitren e fundit të Arsenalit, kur në San Siro fitonte 2-0 kundër Milanos”.
“Inter sezonin e kaluar e mposhti ekipin anglez 1-0 dhe sonte Neroazurët duan t’ia ndalin hovin Topçinjve. E Arsenali sonte kërkon të vendos një rekord historik prej 7 fitoreve rresht në CHL, dhe derai tani e kanë pasur gol-diferencën impresive – me 17 gola të shënuar, dhe vetëm 1 të pësuar. Por, në 5 vizitat e fundit të londinezëve në Itali kanë qenë të tmerrshme, me vetëm 1 barazim dhe katër humbje”, tha Sadiku.
Ndeshja Inter-Arsenal transmetohet ekskluzivisht në Artmotion nga ora 21:00 nën komentimin e Andin Lokajt. /Klankosova.tv
https://youtu.be/JBE639NCKe4
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.