Tifozët e futbollit në Kosovë dhe më gjerë mund të fillojnë të ndjejnë emocionet e një sezoni të ri plot sfida, gola dhe spektakël! Më 15 gusht 2025, rikthehen në fushë ligat më të mëdha evropiane dhe për ta sjellë këtë përvojë në shtëpitë e publikut, sërish Artmotion do të jetë adresa e futbollit elitar.
Që nga e premtja, fillon aksioni në La Liga dhe Ligue 1, me ndeshje tejet interesante që pritet të jenë të zjarrta qysh në javën e parë. Ekipet do të matin forcat për të treguar nëse përforcimet e verës kanë dhënë rezultat dhe kush do të jetë pretendent që në nisje.
Përveç kampionateve të njohura, Artmotion sjell ekskluzivisht edhe emocionet e Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal) – një tjetër garë me peshë, ku surprizat dhe përballjet dramatike janë gjithmonë të garantuara.
Artmotion mbetet kështu platforma kryesore ku sportdashësit mund të ndjekin futbollin më cilësor, nga komoditeti i shtëpisë. Me teknologji të avancuar transmetimi dhe përmbajtje premium, sezoni i ri pritet të jetë më i pasur se kurrë më parë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.