Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka thënë se futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, bashkë me trajnerin e tij, Arton Rushitin, janë rehatuar në sektorin VIP për ta parë ndeshjen “finale” të Napolit me Cagliarin.
Sadiku tha se Belgin Jashari e ka quajtur këtë si udhëtim të jetës sepse sipas tij, sonte në këtë ndeshje “finale” po e përcjell ekipin e tij të zemrës.
“Belgini bashkë me trajnerin e tij, Arton Rushitin janë rehatuar në sektorin VIP për ta parë këtë ndeshje. Belgini këtë e ka quajtur si udhëtim të jetës sepse sonte në këtë ndeshje “finale” po e përcjell ekipin e tij të zemrës dhe ka pasur shumë gjëra brenda këtyre 24 orëve prej që ka ardhur në Itali që kanë ndodhur në jetën e këtij fëmije”.
“Për herë të parë ka hip në aeroplan dhe për herë të parë po e shijon skuadrën e tij, Napolin. Padyshim që qershia mbi tortë do të ishte edhe për ne sikur ta shijonim suksesin e Amir Rrahmanit që është shumë afër të lë shumë gjurmë në atë cfarë ka bërë legjenda Diego Armando Maradona, që ishte shpallur dy herë kampion me Napolin, edhe Rrahmani është afër të shpallet dy herë kampion në tri vitet e fundit”, tha Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se kapiteni i Kosovës, Rrahmani, është lojtari i vetëm i Napolit që ka luajtur çdo ndeshje të këtij edicioni në Serie A.
Aktualisht, Napoli gjendet në vendin e parë me 79 pikë, një më shumë se Interi që është në vendin e dytë.
Me fillim nga ora 20:45, Napoli e pret në shtëpi Cagliarin, ndërsa në të njëjtin orar, Interi do të përballet me Comon.
Nëse skuadrat do të mbesin me pikë të barabarta, do të zhvillohen një finale e madhe.
https://klankosova.tv/belgin-jashari-po-e-r-endrren-e-tij-niset-per-te-pare-finalen-e-napolit11/
https://www.youtube.com/watch?v=eH8DXyAGmu8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.