Lajmet e fundit

Dy ekipet e futbollit Atletich Bilabo dhe Real Sociedad, do të përballen sot nga ora 21:00.
Ekipi i platformës numër një në vend ArtMotion, po qëndron atje për të përcjellur derbin Baskë.
Nga Spanja, gazetarja e sportit Ulpiana Emra në një lidhje direkte tregoi se gjatë qëndrimit atje ka realizuar intervista edhe me lojtarët.
“Jemi mirëpritur ne si staf i ArtMotion këtu për katër ditë rradhazi. I kemi vizituar zyret e klubit të Altetich Bilbaos, kemi zhvilluar intervista me lojtarët, intervista të cilat mund t’i ndiqni edhe rrjetet sociale të Art Motion”, tha ajo.