Artistja me origjinë kosovare ka prezantuar këngën e saj të parë të titulliar “Love For Days”.
Me vokalin e saj shpirtëror ajo ka arrit që ta tërheq vëmendjen e publikut, shkruan Earmilk, transmeton Klan Kosova.
Gjatë luftës në Kosovë, këngëtarja së bashku me familjen e saj është shpërngulur në Suedi, ku ajo ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj.
Më pas ajo është zhvendosur në Gjermani ku edhe ka zbuluar talentin e saj për të shkruar tekste.
Tani ajo flet rrjedhshëm katër gjuhë, gjë që i mundëson asaj të shkruaj dhe të këndoj në të gjitha ato.
Kësaj radhe MIMIOZA me projektin e saj ka shënuar sukses në mbarë botën duke arrit mbi 60 milionë klikime.
Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën e saj të parë të titulluar “Love For Days”.
https://www.youtube.com/watch?v=pK4O_kbh8wM
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.