Ditët Ndërkombëtare të Jazz-it në Mitrovicë, do të prezantojnë një koncert të veçantë me këngëtaren dhe pianisten nga Azerbajxhani, Aziza Mustafa Zadeh duke shënuar performancën e saj të parë në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Xhazit.
E njohur në mbarë botën si Princesha e Xhazit, Aziza është një artiste pioniere muzika e së cilës i kapërcen kufijtë. Stili i saj i jashtëzakonshëm ndërthur thellësinë shpirtërore të mugamit azerbajxhanas, lirinë e improvizimit të xhazit dhe sofistikimin e muzikës klasike perëndimore, duke krijuar një tingull që është tërësisht i saj.
Një marrëse e çmimit prestigjioz të muzikës Echo, dhënë nga Deutsche Phono-Akademie, Aziza qëndron si një simbol i fuqishëm i përsosmërisë artistike dhe një nga figurat e pakta femra të shquara në xhazin global. Koncertet e saj njihen për intensitetin e tyre emocional, shkëlqimin teknik dhe shprehjen thellësisht personale, transmeton Klankosova.tv.
Me një nga zërat muzikorë më tërheqës dhe origjinalë në botë, ky koncert mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë, më 30 prill 2025, nga ora 20:30.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.