Në ambientet e Hanit të 2 Robertëve në Prishtinë, sonte nga ora 19:00, hapet ekspozita personale e artistes Besa Kicaj.
Kjo ekspozitë vjen si një reflektim i ndjeshmërive dhe përjetimeve personale të artistes, të shprehura përmes një gjuhe vizuale bashkëkohore, ku ngjyrat, format dhe teksturat ndërthuren për të krijuar një dialog të drejtpërdrejtë me publikun.
E kuruar nga Shkëlzen Maliqi, ekspozita sjell para publikut një përzgjedhje të punimeve të artistes./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.