Futet në shtëpi, dhe gjen pikturat e tij të shqyera barbarisht nga okupuesi serb.
Një jetë e tërë artistike e shkuar huq?
Jo.
Çfarë bën Skënder Sopi? I merr disa prej tyre dhe i qep, duke e dëshmuar që transformimi është ndër anët më të forta të artit dhe se artistikja lulëzon kudo, kurdo de sido për aq sa ka diçka të fuqishme për të deklaruar.
Disa piktura që ia kishin shkatërruar krejtësisht gjatë asaj periudhe ai i rikrijoi.
Mbijetoi me qepje e rilindi me rikrijim.
Sopi nuk la luftë mbi këtë tokë t’ia mbysë frymën artistike për aq sa fryma e tij prej njeriu vijoi të ekzistojë.
Piktori kosovar ishte i ftuar në KultOra për të folur për këtë periudhë të krijimtarisë duke na përcjellë nëpër ciklet e ndryshme të punës tij, dhe në elokuencën përmes së cilës i sjell pikturat e tij në jetë.
https://www.youtube.com/watch?v=Yfx5gQ1Tyec
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.