16.07.2019 · përditësuar para 2549 dite1 min lexim
Artisti William Utermohlen ishte diagnostifikuar me Sëmundjen e Alzhemierit në vitin 1995, sëmundje kjo që karakterizohet me harresë, ndryshime në personalitet dhe dementia.
Mirëpo, mes shumë simptomave të tjera, Alzheimer prek edhe pjesë të trurit që janë përgjegjëse për vizualizim, gjë që shihet ta ketë prekur edhe vetë artin e Utermohlen-it.
Në veprat e tij e shohim dallimin e madh mes një autoportreti që ai e kishte vizatuar në vitin 1967, dhe të një serie autoportretesh që i kishte bërë mes viteve 1995-2000 që përcjellin rrugëtimin e tij me këtë sëmundje dhe se si i ndryshon përceptimi për veten apo ndoshta edhe qasja e tij ndaj artit.
Më poshtë mund t’i shihni këto autoportrete, ndërkaq më shumë informata për autorin dhe veprimtarinë e tij mund t’i gjeni në faqen www.williamutermohlen.org.
1967
1996
1996
1997
1997
1998
1999
2000
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.