Një shfaqje shumëngjyrëshe me 50 mijë fishekzjarrë ka pikturuar qiellin blu të Firences, në një periudhë prej 15 minutash.
Performanca e quajtur “qyteti i luleve në qiell”, u zhvillua pak para hapjes së ekspozitës personale të artistit kinez, Cai Guo-Qiang, i cili është i njohur për përdorimin e eksplozivëve për të krijuar art.
Rreth 60 vepra të artistit Guo-Qiang, janë ekspozuar në Galerinë Uffizi në Firencë, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.
“Epoka e Rilindjes është e njohur për çlirimin personal, vlerat personale dhe njohuritë e natyrës. Kështu që lulet dhe bimët janë një reflektim i kësaj teme”, ka thënë Guo-Qiang.
“Unë kam përjetuar fishekzjarrët në Kinë dhe pastaj jam kthyer i inspiruar në këtë qytet, kështu që vendosa ta pikturoi qiellin e Firences me artin e Rilindjes”.
https://www.youtube.com/watch?v=5M-azTlnrAU
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.