Artisti i paralizuar që pikturon me kokë | Klan Kosova
ADArticle · Billboard Top · Desktop (970×250)970x250
ADArticle · Billboard Top · Mobile (320×100)320x100
Sport
Artisti i paralizuar që pikturon me kokë
Festimi i famshëm i Thierry Henry duke rrëshqitur në gjunjë, i cili po ashtu u kthye në bronz dhe gjendet para stadiumit Emirates Stadium është bërë inspirim edhe për një të ri, i cili e ka vizatuar atë.
Por ai ka një talent të rrallë, këtë pikturë ai e ka bërë me gojën e tij, pasi pjesën tjetër të trupit e ka të paralizuar.
Ky është artisti Henry Fraser i cili në moshën 17 vjeçari kishte pësuar një aksident ku e la të paralizuar në gjymtyrët e tij.
Por pavarësisht kësaj ai nuk u dorëzua, dhe tregoi se edhe nga kjo pozitë mund të bëjë gjëra të mrekullueshme, vizatimin me anë të gojës.
Duke mos pasur mundësi të përdorë asgjë përveç gojës dhe muskujve të qafës ai vizaton piktura tejet të bukura.
Kështu ka vepruar duke e pikturuar edhe legjendën e Arsenalit Thierry Henry, por ky nuk është i vetmi sportist të cilin ai e ka pikturuar me brushën e tij.
Të tjerët janë Davin Beckham dhe Usain Bolt, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.