“Në këmbë për kulturën", ishte thirrja që bëri jehonë në të gjithë Francën me mijëra njerëz që protestuan kundër uljes së buxhetit për kulturë në Francë, transmeton Klankosova.tv
Qeveria po përpiqet të reduktojë shpenzimet publike për të luftuar deficitin buxhetor prej 6%. Ndërkohë, planet për të ulur shpenzimet për kulturën kanë ngjallur kundërshtime të konsiderueshme nga punëtorët në këtë sektor.
Lëvizja protestuese "Debout pour la Culture", ka pushtuar hapësirat e artit në të gjithë vendin, së bashku me një peticion të nënshkruar nga më shumë se 40,000 njerëz , duke përfshirë emra të mëdhenj si reperi Joey Starr, këngëtarja Emily Loizeau dhe regjisori Yann Arthus- Bertrand.
Në rrugë, protestat kanë marrë mbështetje nga shumë prej emrave më të mëdhenj të Francës , përfshirë aktoren Juliette Binoche, e emëruar së fundmi presidente e jurisë së Festivalit të Filmit në Kanë në 2025, transmeton Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.