Lajmet e fundit

Artina ka qenë e angazhuar në anën e garës (competition side), me fokus të veçantë në menaxhimin e venue-s, duke përfshirë:Organizimin e fushës dhe ambientit të garës, Koordinimin e vullnetarëve në zonat teknike (dhomat e zhveshjes, zona për gjyqtarët dhe zyrtarët) Sigurimin e rrjedhjes së duhur të procedurave gjatë ndeshjeve.
Eventi në Qipro ka mirëpritur kombëtaret e njohura si Greqia, Spanja, Italia, Bosnja dhe vetë nikoqirët nga Qipro. Gjatë angazhimit të saj, Artina Hasani ka pasur rastin të takojë nga afër yje të mëdhenj të basketbollit botëror, përfshirë Giannis Antetokounmpo dhe Jusuf Nurkiq – një përvojë e rrallë për çdo profesionist sportiv.
Ky përfaqësim shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për karrierën profesionale të Hasanit, por edhe për vetë Federatën e Basketbollit të Kosovës, e cila vazhdon të zgjerojë pjesëmarrjen dhe ndikimin e saj në arenën ndërkombëtare të basketbollit.
