Ndërsa Carlo Ancelotti ka marrë shumë kritika në Spanjë për paraqitjet e fundit të Real Madridit, dhe në veçanti humbjen e tyre ndaj Valencias këtë fundjavë, menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta për menaxherin kishte vetëm lëvdata.
Arteta u shpreh se Ancelotti për të është një frymëzim i madh, duke shtuar se është edhe shumë njerëzor.
"Ancelotti është një frymëzim i madh, ai është trajneri që ka fituar Ligën e Kampionëve më shumë se kushdo tjetër. Natyra e tij e qetë i ndihmon shumë lojtarët e tij, dhe mendoj se është një shembull. Ana e tij njerëzore është një gjë e madhe për lojtarët”, tha Arteta, transmeton Klankosova.tv
Real Madrid do të takohet ditën e nesërme me Arsenalin. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.