Mikel Arteta ka pranuar se PSG-ja e meriton vendin në finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në "Parc des Princes", e cila vulosi eliminimin e Arsenalit nga turneu.
Trajneri i Arsenalit vuri në dukje ndikimin e madh të portierit të PSG-së, Gianluigi Donnarumes.
"Urime PSG-së për finalen... Ata e kanë pasur të njëjtin njeri si lojtarin më të mirë të ndeshjes dy herë, që ishte portieri – kjo tregon historinë e ndeshjes," u shpreh Arteta pas sfidës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.