Sonte në kanalin Sport 1 të Art Motion jepet ndeshja e xhiros së 20-të të Serie A-së, Fiorentina-Monza.
Në këtë lojë do të jeni në shoqërinë e Andin Lokajt i cili do ta komentojë atë.
Të Vjollcët po e kërkojnë triumfin pas tri humbjesh e një barazim në katër ballafaqimet e fundit në ligën elitare italiane.
Ndeshja nis me fillim nga ora 20:45.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.