Lajmet e fundit

Edon Zhegrova u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Lille kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ai e ka mundësinë këtë herë të dëshmohet edhe para rivalëve lokalë të Mbretërve, Atletico Madridit.
Ylli kosovar, duke qenë aktualisht dribluesi më i mirë në këtë garë para emrave si Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe, mbetet rreziku kryesor i portës së Jan Oblakut.
Ai vjen edhe më i motivuar pas performancave të mira me Kosovën në Ligën e Kombeve ku realizoi një gol.
Është hera e parë që këto klube po përballen me njëra-tjetrën, dhe loja e parë vjen në "Wanda Metropolitano".
Art Motion jua sjell këtë përballje në Art Motion Sport 1 nën komentinin e Andin Lokajt.