Arsenali dhe Real Madridi do të ndeshen sonte në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Platforma më e madhe në vend, Art Motion, jua sjell këtë ngjarje në Sport 1 nga ora 21:00.
Kampioni në fuqi dhe Topçinjtë do të takohet pas 19 vjetësh me njëra-tjetrën.
Pavarësisht se Reali e ka fituar Ligën e Kampionëve 15 herë e Arsenali asnjëherë, këta të fundit kanë bilanc më të mirë të ndërsjellë.
Këto klube janë takuar dy herë në ndeshje me karakter garues, pikërisht në këtë kompeticion.
Të dyja përballjet kishin ardhur në sezonin 2005-06, ku Arsenali e kishte fituar njërën lojë, 1:0, ndërkaq tjetra kishte përfunduar baras, 0:0.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.