Në Teatrin e Gjilanit, sonte nga ora 20:00 jepet shfaqja "ART” nga Yasmina Reza, regjisor Bashkim Ramadani, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Në këtë shfaqje tregohet se çfarë ndodh kur një mik blen një pikturë krejt të bardhë – dhe paguan një shumë të madhe për të? Tre miq, një “vepër arti” dhe një bisedë që shkon shumë më thellë sesa duket në fillim, transmeton klankosova.tv.
"ART” është një shfaqje plot humor, ironi dhe emocione që flet për krenarinë, përplasjet e shijes dhe atë çka vërtet i mban njerëzit bashkë.
Aktrojnë: Ard Islami, Ylber Bardhi dhe Butrint Lumi.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.