Skuadra shqiptare, Arsimi nga Çegrani që deri tani luante në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ka shkruar historinë, duke u ngjitur në Superligës.
Arsimi nga Çergani e realizoi ëndrrën në xhiron e fundit të kampionatit, pas fitores prej 0-4 në udhëtim te Vardari, duke u renditur në vendin e dytë me 65 pikë, aq sa ka edhe vendi i parë, Maqedonia GP.
"Ky nuk është vetëm futboll. Kjo është fitorja jonë. Ky është momenti i Çegranes", u shpreh një nga tifozët, transmeton Klankosova.tv.
Nga sezoni tjetër, Arsimi do të ndeshet me emrat më eminent të futbollit maqedonas, përfshirë Shkëndijen e Tetovës, Sileksin, Strugën e të tjerë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.