Lajmet e fundit

“Do të ndalem në disa momente. E para, do të doja të ndalem në një analizë juridike, çfarë ka ndodhur në Kosovë? Kanë ndodhur krime lufte, krime kundër njerëzimit, krime të gjenocidit. Pastaj, kanë qenë këto krime klasike, apo ka qenë një projekt shtetëror serb për shfarosjen masive të shqiptarëve? Do të ndalem pak te tendencat e relativizimit dhe mohimit të krimit, që i kemi aktuale sot, dhe në fund do të fokusohem pak te tendencat për ta rishkruar historinë e Kosovës, për ta demonizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si një reflektim ndaj një gjykimi të padrejtë, politik, që po bën Gjykata Speciale ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ky nuk është gjykim ndaj individit, por është gjykim ndaj një populli, shtetit, i cili ka qenë i sulmuar në këtë rast”, tha Bajrami, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.