Skuadra londineze ka arritur të mposhtë Interin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Arsenali shënoi i pari në ndeshje për 1-0, ndërsa Interi u kundërpërgjigj menjëherë për të barazuar shifrat.
Por, anglezët shënuan sërish për 2-1 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Interi u duk skuadër më e interesuar për të shënuar, por nuk arriti ta bënte këtë.
Arsenali shënoi sërish në minutat e fundit për 3-1, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.
Anglezët mbajnë kreun dhe kanë arritur 7 fitore në Ligën e Kampionëve, seri kjo perfekte dhe historike, duke pranuar vetëm 2 gola në këtë rrugëtim.
Kurse Interi është në pozitën e 9-të aktualisht, duke rrezikuar kalimin direkt në fazën tjetër.
Në anën tjetër, Real Madridi shënoi fitore të thellë ndaj skuadrës franceze, Monaco, 6-1.
Mbretërit janë në pozitën e 2-të, për dallim nga Monaco që aktualisht është në vendin e 20 me 9 pikë nga 7 ndeshje. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.