Arsenal nuk ka arritur të marrë pikë në shtëpi në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premierligës ndaj Bournemouth.
Gunners u mposhtën në Emirates me rezultat 1-2, raporton KlanKosova.tv.
Bournemouth kaloi në epërsi me golin e Kroupit në minutën e 17-të të takimit, kurse për 1-1 shënoi nga pika e bardhë Gyokeres në minutën e 35-të të takimit.
Golin vendimtar e realizoi Alex Scott në minutën e 74-të të takimit pas një asistimi të Evanilson.
Me këtë humbje Arsenal mbetet lider në Premierligë me 70 pikë, 9 më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.