Can Uzun, sulmuesi i ri turk i Eintracht Frankfurt, po bën një fillim sezonin spektakolar.
Me 6 gola dhe 4 asistime në 9 ndeshje të Bundesliga-s, ai është bërë një nga referencat kryesore të sulmit të klubit gjerman, që aktualisht zë vendin e 7-të në tabelë.
Rendimenti i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga klube të mëdha evropiane dhe mediat angleze përmendin Arsenalin si një prej interesuarve kryesorë.
Uzun ka kontratë deri në qershor 2029, dhe drejtuesit e Frankfurtit mund ta zgjasin deri në 2031.
Nëse do të vendosin ta shesin, klubi nuk do të bëjë kompromise, duke kërkuar rreth 80 milionë euro për talentin 19-vjeçar, i cili ka luajtur edhe 3 ndeshje me përfaqësuesen e Turqisë./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.