Skuadra e Arsenalit ka pësuar një humbje me rezultat 2:3 ndaj Villarrealit në një ndeshje miqësore të zhvilluar në "Emirates Stadium”.
Villarreali arriti të krijojë avantazh të hershëm falë golit të ishit të Arsenalit, Nicolas Pepe, në minutën e 16-të dhe një finalizimi të bukur nga Etta Eyong në minutën e 33-të.
Arsenali reagoi në pjesën e parë përmes Christian Norgaard në minutën e 36-të që ngushtoi rezultatin në 1:2.
Në pjesën e dytë, spanjollët thelluan epërsinë me një tjetër gol, këtë herë nga Arnaut Danjuma në minutën e 68-të.
Megjithatë, Topçinjtë nuk u dorëzuan dhe arritën të realizojnë nga pika e bardhë me Martin Odegaardin, që vendosi shifrat përfundimtare në 2:3.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.