Skuadra e Arsenalit ka kaluar në epërsi që në minutën e 10-të ndaj West Ham.
Karakteristikë interesante e këtij goli padyshim që ishte skema e përgaditur nga Mikel Arteta, nga goditja e këndit.
Futbollistët mysafirë u grumbulluan në qoshe të "16 metërshit", duke hutuar vendasit, teksa pak para se të bëhej krosimi, lojarët u shpartalluan, duke mbetur i papenguar braziliani Gabriel, që me kokë e futi topin në rrjetë, raporton Klankosova.tv.
17 minuta më vonë, rezultatin në 0-2 e dërgoi Leandro Trossard, pasi mori një asistim nga Bukayo Saka.
Goditje të rëndë për ekipin vendas, rezulton penalltia e shkaktuar nga braziliani Lucas Paqueta, e që nga pika e bardhë nuk gaboi norvegjezi, Martin Odegaard, në minutën e 34, kurse vetëm 120 sekonda më vonë, Kai Havertz e çoi në 0-4 rezultatin.
Megjithatë kjo nuk i theu futbollistët e West Ham, pasi edhe ata brenda dy minutave arritën që t'i shënojnë dy gola në pjesën e parë.
Fillimisht Aaron Wan-Bissaka 38' si dhe Emerson në të 40-ën.
Pak para se të mbyllej fraksioni i parë, Arsenali fitoi edhe një penallti tjetër, të cilën e konkretizoi Saka.
[caption id="attachment_2440784" align="alignnone" width="1280"]

Momenti i skemës së Arsenalit, kur Gabriel shënoi golin e parë[/caption]
Kjo në fakt ishte e tëra sa i përket golave, pasi në pjesën e dytë rrjetat mbetën të pa prekura, njofton Klankosova.tv.
Me këtë fitore "Topçinjtë" e kanë rrëmbyer vendin e dytë me 25 pikë, gjashtë më pak se Liverpool i cili nesër e pret Manchester Cityn në krizë të thellë rezultatesh.
Nga ana tjetër, West Ham mbetet me 15 pikë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.