Lajmet e fundit

Arsenali e ka mundur Paris Saint-Germainin me rezultat 2:0 në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.
Kai Havertz dhe Bukayo Saka realizuan golat e fitores për Topçinjtë në minutat 20’ dhe 35’.
Kjo është fitorja e parë e anglezëve pas barazimit në javën e parë më Atalantën, 0:0.
Ndërkaq, PSG-ja e shijon humbjen e parë pas fitores minimale, 1:0, ndaj Gironës.