Lajmet e fundit

Kualifikimi i Arsenalit në finalen e UEFA Champions League sjell një fitore të madhe financiare për klubin londinez. “Topçinjtë” do të përfitojnë 18.5 milionë € shtesë vetëm për arritjen në finalen e madhe, duke e çuar totalin e të ardhurave nga ky sezon në rreth 143.5 milionë € (124 milionë £). Kjo shifër nuk përfshin të ardhurat nga shitja e biletave dhe marrëveshjet komerciale që lidhen me pjesëmarrjen në këtë garë.
Në rast se Arsenali arrin të fitojë trofeun, do të sigurojë edhe 6.5 milionë € shtesë, duke e çuar totalin në rreth 150 milionë € (129.6 milionë £). Për më tepër, triumfi në Ligën e Kampionëve do t’i siguronte londinezëve një bonus shtesë prej rreth 3.5 milionë £ për kualifikimin në UEFA Super Cup.
●●●