Arsenal ka fituar garën për nënshkrimin me mesfushorin kreativ të Crystal Palace, Eberechi Eze.
Sipas burimeve të afërta me palët, ekziston një marrëveshje verbale mes të treve, dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti.
Crystal Palace do të përfitojë 60 milionë funte, ndërkohë që lojtari ka preferuar “Topçinjtë” përpara rivalëve të përjetshëm të veriut të Londrës, Tottenham Hotspur.
Pavarësisht përpjekjeve intensive të Spurs në ditët e fundit, Arsenali tashmë ka arritur finalizimin e marrëveshjes.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.