Në Angli është përfolur për një interes të Arsenal ndaj talentit të Inter, Pio Esposito, por zërat duket se janë të vjetër dhe të pavlefshëm.
Sipas mediave britanike, Arsenali dhe Manchester United kishin kontaktuar rreth një viti më parë për një mundësi negociate, para se sulmuesi i lindur në vitin 2005 të rinovonte kontratën me Interin deri në vitin 2030. Megjithatë, nga Milano nuk ka pasur asnjëherë hapje për bisedime.
Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka mohuar kategorikisht çdo mundësi largimi. Në një prononcim për Sport Mediaset para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Como, ai tha: “Arsenali nuk na ka pyetur. Interi nuk dëshiron ta shesë dhe nuk merret me shkëmbime. Ai është një nga thesaret tona”.
Esposito po shihet si pjesë qendrore e projektit zikaltër, për të tashmen dhe të ardhmen, dhe një transferim i mundshëm, sipas Marottas, mund të merret në konsideratë vetëm “në një të ardhme shumë të largët”.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.