Arsenali e kishte humbur mundësinë për ta transferuar Kvicha Kvaratskhelia-n katër vjet më parë.
Ish-skauti i londinezëve, Tomasz Pasieczny, ka zbuluar se Kvaratskhelia u skautua në një turne, por e nënshkruan me Marquinhos dy javë më vonë, sipas raporteve të Jordan Davies.
Një vendim që tani duket mjaft i diskutueshëm, duke pasur parasysh suksesin e jashtëzakonshëm të Kvaratskhelia-s me Napolin dhe tani me Paris Saint-Germainin.
Gjeorgjiani u kualifikua me ta në finalen e Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar pikërisht Arsenalin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.