Arsenali ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Portugali ndaj Sporting Lisbonës, në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League.
“Topçinjtë” triumfuan falë golit të Kai Havertz, i cili gjeti golin në minutat shtesë të ndeshjes, transmeton Klankosova.tv.
Skuadra e Mikel Arteta-s kishte kaluar në epërsi edhe më herët, por goli i Marti Zubimendit u anulua pas rishikimit nga sistemi VAR.
Me këtë fitore, “Gunners” hedhin një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League, ndërsa gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit.
Takimi i dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet javën e ardhshme në “Emirates Stadium” në Londër.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.