Një gol e një asist për Bakayo Saka, e kthyen anglezin në protagonist të ndeshjes ndërmjet Arsenalit dhe Nottingham Forest.
"Topçinjtë" triumfuan 3-0 në duelin e xhiros së 12-të në Premier League, për të grumbulluar 22 pikë, gjashtë më pak se lideri, Liverpool, raporton Klankosova.tv.
Golin e Sakas e pasuan ai i Thomas Partey dhe i Ethan Nwaneri, për rezultatin përfundimtar të këtij ballafaqimi.
Pikë të njejta me Arsenalin ka edhe rivali i tyre nga qyteti i Londrës, Chelsea.
Këta të fundit fituan sot në udhëtim te Leicester, me rezultat 1-2.
Dy gola i shënoi edhe Aston Villa para tifozëve të vetë, por pa mundësi arkëtimi të pikëve maksimale, meqenëse edhe kundërshtari, Crystal Palace, realizoi dy herë, njofton Klankosova.tv.
Në duelet tjera të së shtunës në elitën angleze, Brighton dhe Wolves festuan në transfertë, kundër Bournemouthit, respektivisht Fulhamit.
Ndërkaq e vetmja ndeshje që u mbyll pa gola, ishte ajo ndërmjet Evertonit dhe Brentfordit.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.