Arsenal ka pësuar humbje në Fa Cup nga Southampton.
Vendasit triumfuan me rezultat 2-1 me golat e Steëart dhe Charles në minutat 35' dhe 85' të takimit, shkruan KlanKosova.tv.
Golin e vetëm për Gunners e shënoi Gyokeres në minutën e 68' të takimit.
Skuadra e drejtuar nga Arteta me këtë humbje, humb mundësinë e asaj që njihet si tripleta e madhe në Angli (Fa Cup, Premierligë dhe Champions League).
Kujtojmë që "Topçinjtë" janë lider të Premierligës, kurse janë në garë për trofeun e madh evropian "Ligën e Kampionëve".
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.