Skuadra Arsenal është e interesuar që t'i ofrojë 45 milionë euro në këmbim të anësorit Yeremi Pino.
Menaxheri i Topçinjve ende vazhdon të kërkojë përforcime dhe Goal konfirmon se 19 vjeçari spanjoll është në radarin e Mikel Arteta, njofton Klan Kosova.
Pino ka krijuar një reputacion si një nga sulmuesit e rinj më premtues në Evropë gjatë viteve të fundit, duke bërë 77 paraqitje në ekipin e parë Yellow Submarine përpara ditëlindjes së tij të 20-të.
Ai gjithashtu luan për reprezentacionin e Spanjës duke bërë katër paraqitje deri më sot dhe duke shënuar golin e tij të parë për La Roja në një fitore miqësore ndaj Islandës.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen nga një mori klubesh të mëdha, me Arsenalin në mesin e kërkuesve të tij.
Pino ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, por GOAL e kupton që Villarreal mund të joshet dhe të pranojë një ofertë edhe më të ulët.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.