Arsenali ka pësuar një tjetër zhgënjim në gjysmëfinale, duke mos arritur të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve 2024-25.
Ky është dështimi i katërt radhazi në këtë fazë të turneve madhorë për ekipin londinez, duke e shënuar periudhën më të gjatë të pasuksesshme në gjysmëfinale në historinë e klubit.
Pas eliminimit nga Ligën e Evropës në sezonin 2020-21 dhe nga dy edicione të Kupës së Ligës (2021-22 dhe 2024-25), Arsenal kishte shpresuar të thyente mallkimin në Ligën Kampionëve.
Megjithatë, ata nuk arritën të përmbysnin PSG-në në "Parkun e Princave", duke e zgjatur serinë e zhgënjimeve në këtë fazë vendimtare.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.