Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj rivalëve direkt për titull Arsenal.
Citizens arkëtuan pikë të plota në "Etihad Stadium" duke mposhtur "Topçinjtë" me rezultat 2-1, raporton KlanKosova.tv.
Serinë e golave e hapi Ryan Cherki me golin e shënuar në minutën e 16-të të takimit, teksa vetëm dy minuta më pas barazoi Havertz pas një gafe të portierit italian Donnarumma.
Golin vendimtar e realizoi Erling Haaland në minutën e 65-të të takimit.
Me këtë fitore Manchester City mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, tre më pak se Arsenal që kryeson tabelën me një ndeshje më shumë të zhvilluar./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.