Lajmet e fundit

Shpëtim Selmani, shkrimtar[/caption]
Ndonëse teatri i Kosovës la perdet mbyllur në pjesën më të madhe të vitit, njëri prej emrave të tij, dramaturgu Jeton Neziraj, megjithatë doli në vitin 2021 me një shije më të ëmbël. Ai fitoi çmimin Evropian për Arritje Kulturore të këtij viti, me motivacion “tejkalimin e kufijve kombëtare dhe pengesave kulturore-historike në dhe nga Evropa”.
[caption id="attachment_1398657" align="alignnone" width="638"]
Jeton Neziraj, dramaturg[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=4aVVP06gRZI
Edhe pse arritjet tjera të kosovarëve të letrave dhe skenës teatrale ishin më të pakta, atëherë mund të thuhet se në gamën e artistëve të këtij vendi, ky vit iu takoi regjisorëve kur flitet për shpërblimet e sivjetme.
Gjatë verës, filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina rrëmbeu çmimin “Zemra e Sarajevës” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit.
[caption id="attachment_1398661" align="alignnone" width="512"]
Visar Morina, regjisor[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=lwi9Rf6CkUY
Regjisori Korab Lecaj këtë vit fitoi në kategorinë “Arritje e Jashtëzakonshme në Regji” në Festivalin e Filmbërësve të New York-ut, për filmin e metrazhit të shkurtë, “Klithma”.
[caption id="attachment_1398663" align="alignnone" width="750"]
Korab Lecaj, regjisor[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=1DBbou4duU4
Në anën tjetër, Fatos Berisha në tetor u nis për në Francë për të marrë çmimin “Grand Jury Prize” në kuadër të Festivalit “War on Screen IFF” që mbahet në qytetin Chalons-de-Chapmagne.
Berisha e arriti këtë fitore për filmin “Cirku Flutures”. Ky projekt u shpërblye edhe në fillim të këtij viti, në janar, në Festivalin Ndërkombëtar të Santa Barbara-s.
[caption id="attachment_1398668" align="alignnone" width="900"]
Fatos Berisha, regjisor[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=-A0WEzYgvWE
Për ta përmbyllur mirë një vit të keq ishte lajmi për filmin “Zgjoi”, debutim i regjisores Blerta Basholli, i cili u pranua në konkurrencë zyrtare në festivalin e filmit “Sundance” për vitin e ardhshëm.
Blerta Basholli, regjisore
Sikurse Berisha, në Francë ngadhënjyese doli edhe aktorja, Adriana Matoshi, e cila vetëm sa shtoi këtë vit shpërblesat në raftin e saj. Për rolin e vet në filmin “Nëntori i Ftohtë” ajo u shpërblye me çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin parisien “See a Paris”.
[caption id="attachment_1398674" align="alignnone" width="696"]
Adriana Matoshi, aktore[/caption]