Liverpool dhe Newcastle United kanë arritur marrëveshje për transferimin e Alexander Isakut, sipas gazetarit të ESPN, Jan Age Fjortoft.
Kampioni i Anglisë raportohet se do t'ia paguajë 130 milionë funte skuadrës që e mposhti të hënën në Premier Ligë.
Derisa palët ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, burime flasin për finalizim të shpejtë.
Isaku kishte ngulmuar të shkonte në "Anfield Road" duke prishur marrëdhëniet me klubin dhe tifozët, dhe tash po del që ëndrra e tij do të realizohet.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.