Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Skenderaj nën dyshimin se në lokalin e tij luhej bixhoz.
“Në lokalin tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale (dyshohet për bixhoz); tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera, 20 tiketa, një libër i basteve, 1x100 €, 2x20€, 16x5€, 3x2€, 11x1€, 52x05 cent, 23x0.10 cent, 9x0.5cent dhe një lexues i tiketave”, shkruan në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, raporton Klankosova.tv.
Rasti është cilësuar “Organizim i skemave piramidale”.