Një person me inicialet B.M., i moshës 50-vjeçare është arrestuar në fshatin Zborc të Shtimes, pasi policia ia gjeti një pushkë gjysmë automatike.
Policia bëri të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Me datën 15.03.2024, rreth orës 15:30, policët e stacionit në Shtime kanë pranuar një informatë se në fshatin Zborc të Shtimes një person posedon armë të zjarrit pa leje”.
“Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë personin B.M(M/K), i moshës 50 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmë automatike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se si provë materiale, policia të dyshuarit ia ka konfiskuar armën e zjarrit.
[caption id="attachment_2266315" align="alignnone" width="1080"] Armën të cilën policia e gjeti gjatë kontrollit tek i dyshuari në Shtime[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.