Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i është gjetur një qese me substancë narkotike, të llojit kokainë.
I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, përcjell Klankosova.tv.
“Pas pranimit të informatave se një i dyshuar mashkull kosovar merret me shitblerjen e substancave narkotike dhe pas një pune hetimore me datë 04.10.2023 është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 5.6 gram, një telefon dhe 25 € dhe një thikë”.
“I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.