Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar vëllain e tij.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar , ndërsa me vendin të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet tutje në raport.