Lajmet e fundit

Të martën është arrestuar një grua në Podujevë, pasi që dyshohet se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit, e njëjta është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.
“Podujevë 21.01.2024-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.